Ka përfunduar sezoni 2020/2021 në elitën e futbollit kosovar.
Prishtina është kampion i ri i Kosovës, ku pas tetë viteve vuajtje ka rikthyer titullin në kryeqytet.
Por kampioni u turpërua në xhiron e fundit, pasi u mposhtë nga Ballkani me rezultat të thellë 2-5.
Se do të fitonte Balklani në kryeqytet e kishin paralajmëruar disa faqe në rrjetin social FaceBook.
Përveç që shkruhej se do të fitonte sigurt Ballkani ndaj Prishtinës, këto faqe ia qëlluan edhe në fitoren e Trepçës ’89 ndaj Drenicës dhe barazimin mes Llapit dhe Feronikelit.
Dy takimet e vetme që u zhvilluan pa u bërë matematika ishin ato mes Dritës dhe Arbërisë (2-0) ku dobrajasit ranë nga liga dhe Besës e Gjilanit 1-0.
/Gazeta Olle/