Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është duke qëndruar në Kosovë, përkatësisht në Komunën e Leposaviqit. Për vizitën e zhvilluar në Republikën e Kosovës, Petkoviq paraprakisht ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Lajmin se Petkoviq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë e ka konfrmuar MPJD.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konsultim me institucionet tjera përgjegjëse, i ka dhënë leje zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Express.
Petkoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, përkatësisht më 24 dhe 25 maj.