Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do t’i takojë kryetarët e Komunave të Kosovës, për të diskutuar lidhur me ecurinë e deritanishme të vaksinimit dhe planin e vaksinimit në masë.
Mësohet se mbledhja do të mbahet të mërkurën, në orën 10:00.
Ende nuk dihet nëse në këtë takim do të diskutohet edhe për lehtësimin e masave.
IKSHPK ka regjistruar të hënën një rast të vdekjes nga coronavirusi.
Viktima është nga Rahoveci.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se bazuar në 1.904 mostra të testuara, janë shënuar edhe 14 raste të reja pozitive me Covid-19.
Shifra prej 14 do të thotë se 0.7 për qind e të testuarve kanë dalë pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 93 pacientë, ndërsa raste akive janë 3.551.
Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.258 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.240, ndërkaq, 101.467 pacientë janë shëruar.