Përfaqësuesit e Njësisë Rajonale të OHT në Gjilan, morën pjesë në forumin e OHT të Kosovës, ku paraqitën shqetësimet, pikëpamjet dhe rekomandimet për rajonin tonë dhe rreth masave që do të merren nga MSH. Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, dje ka mbajtur në Prishtinë Forumin me sektorin publik dhe privat të Industrisë së Turizmit, në lidhje me ”Rimëkëmbjen e Sektorit të Turizmit dhe Hotelerisë nga Covid-19”, të udhëhequr nga kryetari i OHTK z. Hysen Sogojeva.
Në këtë forum, Njësinë Rajonale të Gjilanit, e përfaqësuan kryetari i NRGJ z. Elhami Idrizi dhe nënkryetari z. Fatlum Selmani. Qëllimi i këtij forumi ishte të mbledhë përfaqësues të sektorit publik dhe privat në Kosovë dhe rajon për të diskutuar ndikimin e COVID-19 në sektorin e hotelerisë dhe turizmit. Në këtë forum janë ndarë përvoja të shteteve të rajonit se si janë mbështetur nga shteti sektorët më të atakuar dhe për këtë arsye nga ky takim së shpejti do të dalin rekomandime se cila do të ishte mënyra apo strategjia më e mirë që edhe vendi ynë të ketë një rimëkëmbje të sektorit të Turizmit sa më stabile dhe të qëndrueshme.
Pas shumë diskutimeve dhe rekomandimeve të panelistëve iu drejtua dhe kryetari Elhami Idrizi, i cili paraqiti një gjendje reale të zhvillimit të turizmit në rajonin e Gjilanit, duke thënë se rajoni jonë ka shuma mundësi, por shumë pak është i zhvilluar për të tërhequr turistët e huaj, Andaj para se të shpalos pikëpamjet dhe rekomandimet, pa dashur të devijoj qëllimin e forumit, edhe si anëtarët më të rijnë, fillimisht kërkoi leje që të lexoj, shqetësimet dhe kërkesat më urgjente, të marra nga tereni këto ditë, nga bizneset e rajonit te Gjilanit, të cilat janë kërkesa reale për të funksionuar pjesa ‘’turistike’’ në këtë rajon:
‘’Sektori i hotelerisë rezulton të jetë një nga sektorët me numrin më të madh të të punësuarve në vendin tonë. Që nga nisja e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë i ka cilësuar këto biznese me risk të lartë, duke miratuar edhe një serë masash. Pasi që ka kaluar një vit e më tepër pas kufizimeve të vazhdueshme, sa i takon funksionimit të restoranteve gjegjësisht sallave të eventeve në të gjithë vendin, kërkojmë rishikimin e masave dhe hapjen e tyre. Kërkojmë heqjen e orarit te kufizimit të lëvizjes në mënyrë të plotë, në mënyrë që të punojmë dhe të dalim nga situata e borxhit që jemi futur nga pandemia. Është e tej zgjatur koha e kufizimit, ne nuk punojmë fare edhe përkundër kushteve që i plotësojmë, e te hapësirës e që janë më se të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarisë mund të them se plotësojnë kushte me të mira se në shumë vende evropiane ku kemi shume salla që kanë hapësire me nga 1000 m katrore, ku dyndjet jashtëzakonisht janë të kontrollueshme. Ata vijnë në mënyrë të organizuar të ftuar dhe është shumë e lehtë për ti kontrolluar dhe t’i lutur për respektimin e gjitha masave, për dallim nga shumë veprimtari të tjera. Andaj thjesht të na lënë të punojmë të qetë që t`u japim dhe një rrogë punëtorëve, të paguajmë taksat, qiratë dhe të dalim nga ato borxhe që kemi marrë për t’i paguar më përpara. Kemi bërë gjithçka për ta mbajtur të gjithë stafin në punë, por sigurisht nuk mundemi më t’ia dalim duke u vetëfinancuar. Nuk braktisëm askënd, por sot pas një viti na duhet një ndihmë, për të mos u braktisur nga punëtorët tanë, dhe gjithë xhiron ekonomike të bizneseve. Teksa Kosova duhet të çelur tashmë sezonin turistik në qytete, ku priten ardhja e mërgimtareve, kufizimi i orarit të lëvizjeve dhe punës tonë vazhdon të mbetet në fuqi. E ne anën tjetër shume veprimtari të tjera vizitohen dhe frekuentohen për çdo natë dhe shpesh për ne dhe mërgimtarët tanë që jemi në kontakt të vazhdueshëm ky kufizim është i vështirë të kuptohet. Kështu që me këtë rast i bëj thirrje gjithë autoriteteve të na lënë të punojmë, kjo është puna jonë’’ ka thënë Idrizi që më tej vazhdoi të sjell argumente se turizmi aktualë dhe real në rajonin tonë është një sektor dhe nuk duhet të turpërohemi nga tradita dhe termi Dasma, sepse është një gjendje faktike që pos remitencave që realizohen, dhe që është gamë e gjerë e funksionimit, mandej kjo tejkalon dhe kufijtë kombëtarë dhe është shume e popullarizuar dhe mbanë lidhjet me mërgimtarët tonë, ku me këtë rast ruhen dhe traditat tona të pasura kulturore, e që interesimi sa vjen dhe shtohet, andaj duke shfrytëzuar këto të mira e të hyra me pas të mendojmë dhe për plane të tjera rreth zhvillimit të turizmit në këtë rajon, duke evidentuar dhe promovuar zonat të cilat ofrojnë kushte për turizëm, siç janë burimet e ujërave termale Banja në Kllokot, në Kmetoc, Uglar, monumente të trashëgimisë kulturore si Kalaja e Pogragjës, zona e Karadakut, Kisha në Letnicë, Stubëll dhe shume Hotele dhe Resorte që ofrojnë laramani rekreacionesh. Sipas tij, përmes dialogut social dhe takimeve informale, në mbështetje dhe bashkëpunim me strukturat Komunale të Gjilani, për të pretenduar së ndërtuari një platformë, ku fillimisht për rimëkëmbje dhe pastaj për të hartuar strategji për zhvillim.