Muharrem Elezi nga Gjilani përmes një shkrimi në facebook, ka treguar rrëfimin e një vajze nga Shqipëria, e cila thotë se ka lindur për së dyti pasi doktori gjilanas Ardian Shabani e shpëtoi atë nga verbimi.
Muharrem Elezi tregoni rrëfimin e plotë të vajzës nga Shqipëria
Shkrimi i plotë:
Po mos t’ishte doktori nga Gjilani…
Unë jamë Ernela Mamaqi, banoj në një pallat në qendër të Tiranes. Një vit më parë kam lindur për së dyti, na tha, teksa po rrinim me shoqen dhe djalin te parku i qytetit. Kur mori vesh që jemi nga Gjilani ajo ndërroi pamje, filluan t’i rrjedhin disa pika loti. Pasi i fshiu fytyrën me pallomën që e mbante në dorë , filloi ta tregonte historinë më të trishtë.
Një ditë, kur po i kaloja të shtatëdhjetat, ngrita sytë dhe shikova përreth, ngyrat m’u mjegulluan nuk po i dalloja format. Ulërita dhe u çmenda e tëra.Thashë me vete, u verbërova. Atë ditë u mërzita shumë, me që prej kohesh nuk shihja mirë, por tashi dolën jashtë funksionit, më s’më mbeti gjë tjetër vetëm të vdisja. Me që nga natyra isha e paekuilibruar dhe frikacake, vështirë i pranoja gjërat ashtu siç vinin natyrshëm, por i dëshiroja siç i dua unë. Tani po e kaloja ditët duke menduar, ç’do bëhet me jetën time. Mërzia më kishte vënë plotësisht përfundi. Mendjen e kisha aq të çoroditur dhe të trazuar saqë nuk arrija të shpresoja që do bëhet mirë. Nervat i kisha aq të tendosura saqë as nuk flija dot natën, as nuk qetësohesha ditën.
Me shpresë që ta ktheja shiqimin, vajta te mjeku këtu në Tiranë, ata e konstatuan, nëse nuk bëj ndërhyrje, më priste vërbimi i plotë.Unë e pranova ndërkaq ata më caktuan ditën e intervenimit. Derisa erdhi dita e ndërhyrjes, unë po jetoja me “xanax” një medikament i qetësimit, pasi tash më kish hyrë frika në palc. Derisa po e prisja terminin, me vete thosha- “Ndoshta po vije dita që mua do të ma ndryshoj jetën në terësi. Kur do t’i shohë prapë mbesat dhe nipat e shumtë, lulet në kopshtin që bëja kujdes aq shumë për to, komshitë dhe shoqet, serialet televizive që natë s’kalonte pa i përcjellë”. Im shoq qe mërzitur gjatë tërë javës, këtë nuk mund ta shihja, por e kuptoja nga zëri që i dridhej, kur më fliste. Më në fund erdhi moment i shumëpritur, po bëhesha gati për ndërhyrje. Në operacion hyra me frikë, pas tij mbeta edhe më e shastisur me që nuk po shihja gjë, gjendja ishte akoma më e keqe. Dukej sikur gjithçka kishte mbërritur në një skajë pa rrugëdalje. Nata e parë pas operacionit kishte qenë e tmerrshme, për këtë shkak piva dozë të madhe të qetësimitë që të flija.
Tash dëshpërimi arriti kulmin dhe nuk dukej se kishte ndonjë fije shprese. Isha bërë një lëmsh i tmerrshëm shqetësimi. Im shoq më qortoi rëndë që po dorëzohesha.
Tashmë aleati im i vetem ishte medikamenti Xanax, ai më bënte të qetësohem dhe të flija edhe ditën. Një ditë, ma blenë një “mini radio” me këte e bëra edhe një mik tjetër. Dëgjoja lajmet, muzikë, dramë, proza letrare dhe koriozitete të ndryshme. Kur burri e shiqonte televizorin unë ikja në dhomën e gjumit, dëgjoja muzikë. Disa ditë më vonë, një thënie që e dëgjova më qetësoj bajagi:“ Nuk është e trishtueshme të jesh i verbër, por të mos jesh në gjendje ta durosh verbërinë”. Mora kurajon ta lë medikamentin e qetësimit. Ditët, javët, muajt po kalonin dhe kur u bë një vit, unë tani isha gati e adaptuar.
Ishte ditë e dielë, im shoq doli në qytet, unë i dëgjoja lajmet, kësaj here nga Kosova. Kur befas, një Pejane po e falenderonte doktorin e syve, Dr. Ardian Shabani, ngase ia kishte kthyer të pamurit. Unë nuk e mbajta në mend emrin e mjekut, por qyteti nga vinte ishte Gjilani. Pas dy dite, s’bashku me burrin u nisëm për një shpresë të re. Në Gjilan mbërritëm në mesditë. Nuk qe vështirë ta gjej ordinancën, me që kënd ta pyesje të drejtonte. Tashi ai kishte bërë emër si doktori më i mirë i kësaj fushe në Kosovë dhe ma gjerë. Pasi e parkuam veturën në parkingun para ordinancës. Im shoq e përshendeti dikë, që ma vonë u kuptua se ishte babai i mjekut. Ai na priti ngrohtësisht, më pas porositi kafe në kafetarinë që ishte ngjitas me ordinancën. Kur i treguam që vinim nga Shqipëria, ai mbeti i habitur. Doktorin e pritëm plot tri orë. Pasi të gjithë pacientët kishin termine, ne s’kishim gjasa të bëjmë kontrollën, por me insistimin e të atit, ne hynëm të parët. Nga zëri dihej që doktori ishte me edukatë dhe, pasi i shiqoi të gjitha letrat e mjekëve tjerë tha: “Duhet përsëri të intervenohet!”. Kur u përshendetëm dhe dolëm nga ordinanca, ai na tha: “Sonte e bëjmë operacionin”. U habita. Sonte po operohem, thashë me vete. Gjatë të gjithë kohës deri në momenin e operacionit na shoqëronte i ati i doktorit. Fiks në ora njëzet hyra në operacion dhe në njëzetedy dola. M’i shkruajti disa barna dhe pasi u përshëndetem, u nisëm për Shqipëri. I kishte thënë burrit që fashat duhet t’i mbaja shtatë ditë. Mezi e prita të kalonte koha. Po i numroja ditët, orët nganjëherë edhe minutat. Kur erdhi momenti më dramatik i jetës, me drojtje të madhe po e hiqja fashën. O zot bërtita, po shoh!!!! O zoti madh! Bërtisja me të madhe: “Dr. Ardian Shabani më ktheu në jetë!!”. Falë këtij doktori jo vetem që po ekzistoja por edhe po e jetoja jetën. Pas tre muajve dashti zoti na lindi një nip, ne e pagëzuam me emrin Ardian, për nderë të doktorit.Në çdo mëngjes lutem për shëndetin e tij.