Kryetari i OHT-së Prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorin ekzekutiv z.Visar Demolli, drejtorib e departamentit të Estradës z.Afrim Muçiqi, drejtorin e departamentit të Sallave të Dasmave z.Driton Hoti dhe kordinatorin e OHT-së z.Arianit Miftari, kanë mbajtur sot takim me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ju njofton se pas një angazhimi dhe pune të palodhshme të mbi 400 ditëve të përfaqësuesve të OHT-së, ky takim i cili sapo përfundoi ka rezultuar pozitivisht!
Nga takimi është deklaruar se të dy palët janë dakorduar që nga kjo javë deri më datën 15 Qershor (ku edhe pritet të bëhet hapja) të mblidhen grupet punuese të cilat do të bëjnë një manual për të gjithë pronarët e restoranteve dhe sektoret e tjera në mënyrë që të organizohet sa më mirë i gjithë procesi.
Manuali do të përfshijë sallat e dasmave, pishinat dhe klubet e natës në ambiente të hapura ashtu siq ka qenë edhe premtimi i ministrit z.Vitia.
Është lajmi më i mirë i kësaj kohe edhe për familjarët tanë, gurbetqarët e qytetarët që janë duke pritur t’i aranzhojnë dhe t’i mbajnë ahengjet e tyre familjare, që për ta janë të shenjta.
Sipas rekomandimeve në takim numri i njerëzve në manual do të caktohet nga profesionistët e grupeve punuese, dhe çfarëdo numri që e cakton ministria , për OHT-në do të jetë i konvenueshëm.
Pra, si përfundim presim që gjatë këtyre ditëve të bëhet manuali dhe nuk na mbetet asgjë tjetër përveq që me datë 15 QERSHOR 2021 të lirohemi dhe të fillojmë punën.
Këtë manual sigurisht që duhet ta respektojmë të gjithë sepse nëse nuk e ruajmë vetveten dhe njëri tjetrin është rreziku të kthemi që nga fillimi, prandaj Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ju fton që t’i respektoni rregullat e manualit të përbashkët mes Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera.
Deri atëherë qofshi shëndosh dhe të gëzuar!