Shkruan:Agim Zuzaku
Reformat e partive politike dhe zgjedhjet lokale në Kosovë
Ka mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Shumë nga partitë politike kanë filluar që ti promovojnë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.
Zgjedhjet e fundit nacionale të mbajtura me 14 shkurt 2021 kan dhënë një mesazh për të gjitha partitë politike që është koha për tu reformuar duke promovuar figura të reja profesionale dhe të cilat nuk janë të “amortizuara” në politikë.
Reformat nëpër partitë politike janë të dhimbshme sepse shumë personalitete të cilat nuk kan profesione tjera përveç politikës nuk do ti pranojnë me lehtësi dhe do të mundohen që ti shkaktojnë probleme subjekteve të veta ku kanë vepruar deri më tani. Ndërsa, reformat duke sjellur figura të reja ka dhënë efektet e veta dhe është treguar e suksesshme. Disa parti palotike kanë filluar të promovojnë kandidat të rinj dhe të cilët nuk janë “VIP-a politik” për kryetar të komunave. Kjo duhet të jetë e mirëseardhur për qytetarët dhe të mësohen tu besojnë figurave të reja dhe profesionale të cilët fjalimet i kanë të shkurta por projektet dhe veprimet i kan të gjata. Nga disa shihet që kandidimi i figurave të reja dhe profesionale është e rrezikshme sepse qytetarët janë mësuar me figura të vjetra. Por, kjo duhet të mirëpritet nga të gjitha strukturat fillimisht në mënyrë që të punohet bashkarisht dhe pa inate të brendshme.
Fitues në këto zgjedhje do te dalin partitë politke të cilat arrijnë ti ken nën kontroll reformat politike përbrenda subjekteve të tyre duke arritur që ti menaxhojnë paknaqësitë e anëtarëve përbrenda partive të tyre dhe sistemimi i tyre duke ju gjetur pozitën ku mund të kontribuojnë për subjektet e tyre, në mënyrë që gjith energjinë ta orientojnë kundër partive të tjera dhe jo të “luftojnë” përbrenda partisë.
Presim kandidat që jan të dëshmuar dhe profesional!