IKSHPK, para pak minutash ka publikuar rezultatet e 3.025 mostra të marra në gjithë Kosovë shkruan Radio Star.
Brenda 24 orëve 3 raste të reja me Covid-19, në komunën e Gjilanit.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 133 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Lipjan 5 raste, Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.