Të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë ku do të diskutohet për faljen e gjobave të bizneseve të prekura nga situata me COVID-19.
Në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me këtë çështje, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të paraqitet në interpelancë.
“Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance, e cila pritet të zhvillohet të premten prej ores 10:00, do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19””, bëhet e ditur në njoftim.