Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influnza, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit njofton se të gjithë fermerët mbajtës të shpezëve, janë të obliguar të raportojnë secilin rast të ngordhjes apo dyshimit të paraqitjes se sëmundjes tek shpezët e tyre.
Sipas AUV, po ashtu fermerët mund të kontaktojnë me praktikat veterinare të licencuara, përcjell Telegrafi.
“Parandaloni kontaktin e shpezëve të tjera me shpezët tuaja; Mbani shpezët në kushte të mira; Mos shkoni në panaire, tregje, ekspozita apo vende tjera ku ka shpezë dhe zogj; Vendosni masat e biosigurisë ne fermë; Vendos dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës; Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve; Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me shpezët, Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent, Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim; dhe Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike shpezët e ngordhura”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Në fund, AUV kërkon nga fermerët të raportojnë në numrin pa pagesë: 0800 111 22. /Telegrafi/