Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu-Hyseni i ka quajtur kundërshtarët si opozitë në tentativë.
Ajo ka thënë se opozita çdo diskutim në Kuvend duan ta lidhin me UÇK-në.
“Unë nuk mendojë se LVV iu ka prishur komoditeti i të qenurit në opozitë por partive opozitare iu ka prishur komoditeti i të qenurit në pushtet edhe kjo është arsyeja pse kanë ardhur deri këtu ku janë sot. Kanë përfunduar në një opozite në tentativë.”
“Flasim për vaksina përmendet UÇK. Flasim për integrimin evropian ka me u përmend UÇK. Qëllimi i tyre është që çdo temë që e nisim me diskutuar me orientu me UCK. Tash ku janë duke prekur më shumë po e presin ministres Gërvalla. Kjo fushatë ka nisur prej formimit të qeverisë. Ka sulme në Kuvend për Donikën, gjejnë deklarata, i nxjerrin prej kontekstit”, tha ajo në “Politiko” të Kanal 10.