Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dhurojë vaksina anti-COVID për Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur presidentja e vendit Vjosa Osmani.
Për këtë rast, Osmani ka falënderuar presidentin Joe Biden duke u shprehur se kjo është një tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që Kosova e gëzon nga SHBA-të.
“Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës. Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka thënë se Bideni ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë.
“Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave. Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani./zeri/