Lutfi Haziri: Nëse pyetem sot, më shumë ka gjasa të mos kandidoj për Gjilanin, sesa e kundërta!
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot për sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për zgjedhjet lokale të vjeshtës, sesa të ndodhë e kundërta.Këtë deklaratë ai e dha në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic.
Ai tutje shtoi se kandidatin e LDK-së, e zgjedh kryetari i partisë, por aty ku ka marrëveshje politike, respektohet mendimi i degëve, respektivisht komunave.
“Nëse pyetem sot, më shumë ka gjasa që të mos kandidoj për Gjilanin, sesa të ndodhë e kundërta. Ne po punojmë maksimalisht që të krijojmë një gjeneratë të re të politikanëve lokalë për dhjetëvjeçarin e ardhshëm”, tha ndër të tjera Haziri.