Venera B. Kadriu sot nenshkroj per Driten tone duke premtuar qe gjithmon kur te shfaqet mundesia do te ndihmoje Driten e vet drejt qellimeve qe ka kete vite.
Venera te cilen e gjitha Familja Drita e njeh me nofken “Duqi” tani e disa vite gjindet ne USA pikerishte ne Universitetin “Northwood” ku po studion me shume suksese dhe po vazhdon te luaje volejboll per te njejtin Universitet, duke e perfaqesuar kete universitet denjesishte ne garat e Kolegjeve ne Amerike.
Venera edhe kete vite do te vazhdoje studimet ne USA por ajo premtoj se gjithmon kur te gjindet mundesia kohore dhe nevoja do te jete prane ekipit te zemres siq e quane “Driten”, me deshiren me te madhe do te ndihmoje Driten tone e me se shumti edhe ne pjeset kur nevojitet te jete prezente, siq duhet te jete ne garat nderkombetare, ne garat e ndryshme per Kupa si dhe ne pjesen e Play-Off-it.
Venera qe tani sa ka mbushur 21 vjet por njihet mire ne opinionin e volejbollit Kosovare dhe me gjere duke qene vazhdimishte anetare e perfaqesueses se Kosoves ne te gjitha garat ku Kosova morri pjese, si dhe pjese e Drites me te cilin klube ariti majat duke fituar 3 tituj Kampion si dhe shume Kupa, e Duqi gjithmon duke qene titullare dhe at ne pozita te ndryshme.
Ne vitin 2016 kur Drita filloj epoken e kampionit pas shume viteve Duqi luante ne poziten qender,
Ne vitin 2017 kur u Dtita arriti te mbroje titullin Kampion, ajo kohe Veneren e gjeti ne poziten e korrektores dhe
viti 2018 kur Drita vazhdoje titujte rradhazi Duqi luane ne poziten 4 qe njihet “Pranuese Sherbimi” duke shkelqyer se bashku me grupin e vajzave Kampione ku ate kohe te gjitha vajzate qe ishin lojtare titullare ishin nga qyteti jone dhe Dritase te verteta.
Sot erdhi koha qe Venera te kthehet prap ne Familjen tone.
Mire se rikthehesh ne familje “Duqi”
#DritaFamilja
#Champion5