Sokol Halili ishte bërë i famshëm pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku në një video live në rrjetin social “Facebook”, teksa po fliste për Albin Kurtin, pati shkelur qenin me veturën e tij.
Videoja e tij ishte bërë virale në rrjete sociale, i cili më pastaj fliste hapur që e mbështeste Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.
Mirëpo, duket se Halili tashmë ka ndërruar mendje.
Ai më nuk shprehet pozotivisht për tani kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Madje, për Kurtin thotë se shumë shpejt do ta shihni në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Halili në një intervistë për emisionin “Direkt”, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta marrin shumë shpejt vendimin ndaj Kurtit, sikurse që javë më parë e morën ndaj ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke ia ndaluar hyrjen në Amerikë.