Të dashur qytetarë,
Nëndegët e Kishnapolës, Verbicë e Zhegocit, Ponesh e Bresalc, demostruan edhe njëherë forcën dhe gatishmërinë e madhe për t’iu prirë procesit në të cilin po hyjmë. Këto nëndegë e duan vazhdimin e qeverisjes sonë, duke qenë të gatshëm për mbështetje të fuqishme ndaj kandidatit tonë të përbashkët për kryetar, dhe duke angazhuar njerëzit më kredibil për asamble komunale që të jenë zëri i përfaqësimit të tyre. Suksesi jonë i përbashkët do të jetë i lidhur ngushtë me veprimin e përbashkët. Asnjëra pa tjetrën nuk na bëjnë nder. Kemi krijuar rrugë dhe të arritura të përbashkëta për ta parashikuar dhe vazhduar edhe një mandat. Vullneti për ta vazhduar qeverisjen e mirë, është kërkesë autentike e njerëzve dhe intelektualëve të këtyre trevave.
#bashkeiadalim