Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sot gjatë ditës, Reporteri.net raportoi se Osmani, i ka kërkuar Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, të dorëhiqet nga pozita e saj në këtë institucion dhe në këmbim do të nderohej me një mirënjohje.
Reporteri.net mëson se këtë kërkesë Osmani ia ka bërë Dakës në takimin e mbajtur sot në Presidencë.
Mësohet se kërkesa e Osmanit ishte që Daka të dorëhiqet nga posti i saj në krye të KQZ-së, e në këmbim të kësaj do të merrte një mirënjohje nga Presidentja.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se Daka e ka refuzuar kërkesën e Osmanit, duke deklaruar se detyrën e saj e ka kryer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Dakën në këtë institucion.
Ndryshe, Daka është emëruar kryetare e KQZ-së më 27 prill të vitit 2018, nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, ndërkaq mandati i saj është 5-vjeçar.