Duke qenë se qyteti i Gjilanit ka nevojë për më shumë hapësira të lira gjelbëruese dhe parqe, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunale, mbështeta propozimin që Gjilanit ti shtohet edhe një park për pushim e rekreim të qytetarëve.
Pra, me këtë destinim, qytetarët e Gjilanit, në të ardhmen mund ta shfrytëzojnë malin me pishë prej 15 hektarësh, që ndodhet në periferi të “Zabelit të Sahit Agës”.
Në këtë kuadër, komuna duhet të tregoj një kujdes më të shtuar në mirëmbajtjen e hapësirave gjelbruese, kurse qytetarët tanë të jenë më të ndërgjegjshëm në ruajtjen e tyre.
Shefik Surdulli /këshilltar komunal, nga PDK në Gjilan