Të dashur qytetarë,
Vizita e sotme nëpër Nëndegën Qendra, Nëndegën 2 Korriku, Nëndegën Dheu i Bardhë dhe Nëndegën Lagja Baja, ishte rikonfirmim i vullnetit të tyre të plotë që në këtë garë, së bashku, ta vazhdojmë mandatin e qeverisjes së mirëfilltë, e cila është bazament i ndërtimit mbi punët e mëdha për qytetarët tanë. Së bashku, do ta zgjedhim kandidatin për kryetar dhe kandidatët më të mirë për përfaqësimin e zërit të tyre në asamblenë komunale. Këto nëndegë dhe këta qytetarë janë shembulli më i mirë i mirëorganizimit për një synim të përbashkët drejtë rikonfirmimit të besimit me 17 Tetor. Vullneti i përbashkët dhe gatishmëria për punë ekipore, me përgjegjësi dhe me interes për qytetarët, janë synimi jonë i përbashkët drejtë sukseseve të rradhës. Bashkë, do të tregohemi aq të fortë në veprime, për aq sa jemi edhe në mendime.
#bashkeiadalim