Një djalë dhe një vajzë në Gjilan, rezultojnë të zhdukur. Rastet janë lajmëruar nga familjarët dhe janë të ndara nga njëri-tjetri. Policia i ka cilësuar rastet ‘person i zhdukur’.
Gjilan, 22.06.2021-12:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e vëllaut të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet.
Gjilan, 22.06.2021-11:00. Një mashkull kosovar njofton se djali i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.