Sot është mbajtur senanca e kuvendin komunal të Gjilanit shkruan Radio Star.
Rend i ditës ishte edhe propozim vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore si dhe rrënimin e objekteve të Institucioneve Publike në zonat e Planeve Rregulluese Urbane në Gjilan.
Asambleisti i LDK-së në Gjilan, Burim Berisha, përmes facebook-ut, ka prezantuar projektin e objektit të ri të komunës së Gjilanit, në këtë objekt do të vendosen të gjitha drejtorit komunale dhe qytetarët të gjitha shërbimet do ti kenë në një vend.
Shkrimi i plotë:
Sot gjithashtu në Kuvendin Komunal kishim si pikën të rendit të ditës edhe:
☑Propozim vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e kushteve ndërtimore si dhe rrënimin e objekteve të Institucioneve Publike në zonat e Planeve Rregulluese Urbane në Gjilan.
Kështu do duket objekti i Komunës së Gjilanit në të cilin objekt do të vendosen të gjitha drejtorit komunale dhe qytetarët të gjitha shërbimet do ti kenë në një vend.
Por mos të harromi se edhe e kaluara në këtë pjesë do të ruhet (pjesa e burgut).
Gjilani po ndryshon!