Inspektorati Policor i Kosovës në një ceremoni të organizuar me disa aktivitete ka shënuar 15 vjetorin e themelimit.
Në këtë ceremoni përveç zyrtarëve të Inspektoratit Policor morën pjesë përfaqësues të ICITAP-it Amerikan.
Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Kushtrim Hodaj duke falënderuar të gjithë të pranishmit theksoi se rrugëtimi i IPK-së ndër vite ishte përplot sfida e suksese duke potencuar se rrugëtimi deri në këtë fazë të sotshme u mundësua edhe nga përkrahja e institucioneve vendore e ndërkombëtare siç është ICITAP dhe OSBE-ja.
Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje për punonjës të dalluar të IPK-së kurse në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e dhënë në ngritjen e nivelit të profesionalizmit të IPK-së, mirënjohje u nda edhe për z.Michael T McKee – Këshilltar i lartë për IPK-në nga ICITAP-i.
Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar 15 vjetorin e IPK-së, Inspektorati Policor në bashkëpunim Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut kanë organizuar aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut.
IPK u themelua në vitin 2006 si një mekanizëm i pavarur i mbikëqyrjes së Policisë me dy funksione kryesore: inspektimi i mënyrës së kryerjes së detyrave nga ana e Policisë në një varg të definuar të funksioneve menaxhuese, në lidhje me saktësinë, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjeve në fuqi dhe hetimin e të gjitha ankesave për sjellje të policëve, pa dallim grade.