Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër në vendin tonë.
IHMK ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht rreth maleve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes!.