Mirupafshim Mavrovë ?
Rikthehemi në shtëpi pas qëndrimit dhjetë ditor në Mavrovë, duke mbyllur kështu fazën e parë përgatitore.
Skuadra mbylli një cikël të rëndësishëm të përgatitjeve, duke inkorporuar në lojë edhe ardhjet e reja të afatit kalimtar të verës.
Gjatë qëndrimit në Mavrovë, skuadra zhvilloi një ndeshje të vetme miqësore, teksa krahas rezultatit (2-1 kundër Renovës) humbi edhe futbollistin Oltion Rapa, i cili pësoi frakturë në dorën e djathtë dhe tashmë ndodhet në fazën e rehabilitimit. Gjendja e futbollistit është e mirë dhe stabile, ndërkohë që pritet t’u nënshtrohet edhe kontrolleve të tjera mjekësore për të mësuar më shumë rreth rikthimit të tij në fushën e lojës.
Ekipi do rikthehet në punë gjatë javës së ardhshme për disa ditë, pasi që në fundin e muajit do të udhëtoj sërish jashtë vendit për ta zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve.
Zyra për shtyp,
SC Gjilani