Edhe një kandidat i pavarur për Komunën e Gjilanit, shpall kandidaturën për kryetar, ai është Ardian Foniqi
Zyrtari komunal, Ardian Foniqi, është emri i radhës që iu është shtuar listës së kandidatëve të pavarur për kryetar të komunes së Gjilanit.
Ai ndër të tjera ka premtuar se nëse zgjidhet për këtë pozitë, do të punojë në të mirë të Komunës, së bashku me gjithë qytetarët, pa dallime.
“I gatshëm për zgjedhjet e 17 tetorit 2021, bashkë me qytetarët e Gjilanit”, ka thënë shkurt Foniqi, shkruan tutje në profilin e tij Ardian Foniqi