Oda e Hotelerisë ka njoftuar gjithë publikun se kanë ardhur me vendime të reja në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas një komunikate, OdH njoftoi se nga data 14 korrik të këtij viti, do ketë masa të reja për ata që organizojnë dasma e ahengje tjera.
Në ambiente të mbyllura do lejohen deri në 300 persona, kurse, muzika nuk do ndalet deri në orën 1 pas mesnate.
Po ashtu, të lejuara që të punojnë do jenë edhe klubet e natës.
Postimi i plotë:
LAJM I MADH PËR TË GJITHË SEKTORET E TURIZMIT!
ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri. ZGJATJA E ORARIT do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 PERSONA.Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e Mërkure/14.07.2021!Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve.