Partia Socialdemokrate ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale, transmeton “Indeksonline”.
PSD e ka arsyesuar bojkotin e këtyre zgjedhjeve përmes një postimi në llogarinë e tyre në “Facebook”.
Sa i përket komunës së Kamenicës të cilën e udhëheqin, ata kanë bërë me dije se ia kanë deleguar të drejtën që të vendosin vet nëse do të marrin pjesë ose jo në zgjedhje.
Postimi i plotë
NJOFTIM
Pas analizës e diskutimeve brenda strukturave, PSD ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor 2021.
Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlametare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë.
Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyrë, është i pranueshëm për ne.