Vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të ATK-së
Nga ora 08:00, punëtorët e Administratës Tatimore e Kosovës kanë filluar grevën, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Kjo grevë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kërkesat e punëtorëve të ATK-së janë: krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të ATK-së, kompensimet e ndryshme e të tjera.
Ndërsa nga java tjetër pritet që greva të vazhdojë deri në 8 orë në ditë.