Arsim Emini, ud. i drejtorit të Spitalit të Gjilanit nuk ua ka vazhduar mbajtjen e pozitave të shefave 11 mjekëve në reparte.
Në mesin e 11 persona që nuk i është vazhduar kontratat edhe Sejdullah Mahmutit ish-shefit të Repartit të Kirugjisë të cilit ajo i ka skaduar me 18 korrik të këtij viti. Ndërkaq shtatë mjekëve të tjerë iu është vazhduar mandati në pozitat e shefave.
Derisa në pjesën e parë të këtij muaji, “Syri.net” mëson se nuk i është vazhduar kontrata Sadie Ismailit e cila ishte drejtoresh e Infermierisë plotë tetë vjet.
Kontrata asaj i ka skaduar me 2 korrik 2021 e të cilës nuk i është vazhduar. Në vend të saj drejtoreshë e Infermierisë është emrëruar Vlora Shala.
Burimet e tona tregojnë se ajo ka ushtruar ankesë e cila pritet të shqyrtohet nga komisioni.