Policia njofton për arrestimin e një personi në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se duke sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM /Gjilan, 25.07.2021-00:30-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.