Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën që shteti kroat u ka ofruar qytetarëve të Kosovës të cilët të dielën pësuan një aksident tragjik, ku humbën jetën 10 qytetarë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan derisa po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë.
“Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri e ministrat”, tha ai.
Sveçla ka thënë se të gjitha procedurat formal juridike për transportimin e viktimave kanë përfunduar, trupat e tyre janë rrugës, shkruan Reporteri.net.
“Ne do të organizojmë ceremonitë e varrimit. Në të njëjtën kohë ne vazhdojmë përkujdesin për të lënduarit që kanë ardhur në Kosovë dhe ata që janë ende në Kroaci”, tha ai.