Arra e kokosit perben ushqim baze per shume popuj ne Azi. Tuli i ketij fruti perdoret gjeresisht sic eshte ose, per te ber gjalpe, vaj dhe qumesht. Qumeshti i kokosit eshte i pasur ne fibra, vitamine C, E B1, B3 dhe B6, ne hekur, Kalcium, magnez dhe fosfor gjithashtu. Qumeshti i kokosit permban yndyre ne sasi te konsiderueshme. Kjo yndyre eshte e ngopur dhe per kete arsye, per vite me rradhe ka qene e dyshimte per shendetin. Por, vitet e fundit, studimet tregojne se popuj qe ushqehen me se shumti me arren e kokosit jetojne me gjate se popuj te tjere. Duke e studjuar me ne hollesi, eshte evidentuar se yndyra qe permban arra e kokosit perbehet me se shumti nga acide lyrore ten je zinxhiri me gjatesi mesatare. Acidi me i vecuar eshte acidi laurik i cili perpunohet nga organizmi yne dhe kthehet ne nje perberes qe quhet monolaurin i cili, shquhet per veti anti bakteriale, anti mykotike dhe anti virale. Per kete arsye, besohet se konsumi i qumeshtit te kokosit mund te jete i dobishem ne luften kunder viruseve dhe infeksioneve. Per me teper, ky qumesht nuk permban laktoze dhe kazeine, dy perberes te qumeshtit te lopes te cilet shkaktojne se tepermi intolerance dhe alergji respektivisht, sidomos ne femije.
A mund te konsumojme qumesht kokosi nese kemi yndyrna te larta?
Acidet lyrore te madhesise mesatare shkojne direkt ne melci, pa ju bashkuar lipoproteinave qe qarkullojne plot me kolesterol dhe tregliceride ne gjak. Per kete arsye keto acide lyrore nuk shkaktojne rritje te yndyrnave ne gjak nese, konsumohen me mase. Aty perpunohen shpejt dhe si rregull keto lloj yndyrnash nuk depozitohen ne dhjam.
Gjithsesi, qumeshti i kokosit permban yndyre ne sasi te konsiderueshme. Edhe pse ajo mendohet te kete efekte te dobishme ne organizem, nuk duhet tepruar pasi totali i yndyres qe ne konsumojme duhet te jete nen kontroll.