Drita sonte e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj 74-vjeçare.
Nënkampionia e Kosovës do të luajë si mysafire e gjigantit holandez, Feyenoordit në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.
Përballja në Rotterdam vjen pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Derisa ekspedita e Dritës ndodhet në Rotterdam, drejtori i Dritës, Valon Zymberi ka gjetur rastin të fotografohet me legjendën e futbollit, Robin van Persie.
“Me legjendën. Robin van Persie!”, ka shkruar Zymberi në “Facebook”.
Ndryshe, Van Persie është ndihmëstrajner te Feyenoordi.