Mjekët vazhdimisht bëjnë thirrje që të mbrohemi dhe të respektojmë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë sa i përket pandemisë së coronavirusit. Madje thonë se mënyra më e mirë për ta mbrojtur veten, është të vaksinohemi dhe të mbajmë maska.
“Nëse nuk ju pëlqen të bartni maskë, sigurisht se nuk do ta pëlqeni edhe më pak ventilatorin”, thotë mjeku Ghassan Kamel, transmeton Telegrafi.
Kamel është drejtor në qendrën medicinale ICU në spitalin e St. Louis të Missouri. Ai thotë se shumica e pacientë të tij janë vaksinuar pas rekomandimeve që i kanë marrë.
Madje sipas tij, shumica e pacientëve janë të moshës së re, për dallim që gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ishin më të vjetër. Por me prodhimin dhe përdorimin e vaksinave anti-COVID, qytetarët kanë rastin të vaksinohen dhe të jenë më të sigurt.
“Po shohim pacientë shumë të sëmurë”, tha Dr. Kamel.
Për t’ua dëshmuar efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19, mjeku ka publikuar rëntgenin e mushkërive të dy pacientëve me coronavirus – por që njëri prej tyre e ka marrë vaksinën, e tjetri jo.
Ai ka ekzaminuar rëntgenet dhe ngjyrën e bardhë në mushkëri që e tregon përhapjen e virusit, që sipas tij mund të jenë baktere, mukozë apo sekrecion.
“Nëse shikoni mushkëritë e pacientit të vaksinuar, do të shihni që ato janë plotë oksigjen dhe duken të zeza – apo më mirë thënë dominon ngjyra e zezë sesa e bardha, siç ishte rasti me pacientin me COVID-19 por që nuk është vaksinuar.
Madje sipas tij ekziston një përqindje shumë e vogël që personat e vaksinuar të infektohen me COVID-19, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ata nuk kanë nevojë as për trajtim në spital – pasi që simptomat janë të lehta dhe kalohen pa ndonjë problem, e me raste pa e kuptuar fare. /Telegrafi/