Gjilani është në bisedime të avancuara për blerjen e Blerim Krasniqit te Teuta. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me klubin durrsak, por sipas asaj që kanë raportuar së fundmi mediat në Kosovë, Gjilani është gati të japë një shifër të majme për të siguruar shërbimet e sulmuesit kavajas.
Në garë për sulmuesin ishte edhe Ballkani, por me sa duket oferta më e mirë është ajo e skuadrës gjilanase. Krasniqi është kthyer tashmë në një zgjedhje të dytë për trajnerin Edi Martini, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me pesë gola dhe tri asistime, duke qenë në fushë për 2723 minuta të luajtura mes kampionatit dhe kupës.
/Panorama Sport