Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur në Pressing për kohën sa ishte pjesë e VV’së. Ai ka folur rreth raportit në mes të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt derisa ky i fundit ishte pjesë e VV’së. Thotë se Kurti e quante Molliqajn “definicion i VV’së”.
Ish-nënkryetari i Vetëvendosjes u largua duke u zgjedhur kryetar i PSD’së. Ahmeti foli për ndarjen me VV’në? Por si ndodhi realisht kjo ndarje?
“Kanë qenë relacionet që janë ndërtuar prej vitesh mes njerëzve kryesorë. Ka qenë vendimmarrja në atë kohë në mes të tre njerëzve, Visarit, Dardanit edhe Albinit. Disa vendime në atë luftën kundër demarkacionit të cilat pastaj kanë rezultuar në mospajtime, pasoja, mospajtime për mënyrën e aksioneve, për gjëra të tilla që kanë sjell deri te ndarja”, tha Ahmeti.
“Realisht mendoj se dytë kanë dashur me heq përgjegjësinë prej njëri-tjetrit. (Albini dhe Dardan Molliqaj)”, tha Ahmeti.
“Visari e ka pa se çka po ndodh dhe pastaj e ka parë si të padrejtë këtë dhe prej asaj kanë buruar pastaj krejt pakënaqësitë…Kur kemi folur në Kryesi për njëri0tjetrin ishin disa gjëra të cilat ishin palidhje, personale, koti. U shihke që ka diçka më thellë”, shpjegoi Ahmeti.
Ahmeti shpjegoi edhe raporton në mes të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt.
“Dardan Molliqaj është njeri që është rrit në VV. Kur folshim me Albinin thojke “ky është definicioni i Vetëvendosjes. Prej 18 këtu ka ardhë, këtu ka flejt”, shpjegon Ahmeti.