Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ia ka humbur mundësinë të rinjve të udhëtojnë jashtë vendit, duke përmendur procesin e liberalizimit të vizave.
“Me kauzën e demarkacionit, qeverisja Vetëvendosje ia ka humbur mundësinë rinisë për liberalizim të vizave. Sa i përket të kaluarës, shikojë deputetët e PDK-së, secili është krenar me te kaluarën e tij. VV-ja deri tani ka mundësuar hajni dhe vjedhje, duke emëruar familjarët në odat dhe bordet e ndryshme”, ka thënë Haxhiu.
Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka kritikuar PDK-në se kanë keqqeverisur në të kaluarën.
Nga kabineti i Qeverisë Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është zyrtarja e vetme që po merr pjesë në seancën ku po debatohet për qeverisjen 100-ditëshe.