Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një grua e cila në gjendje të dehur ka sulmuar burrin e saj.
Policia ka bërë me dije se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë (EN: 139.3-249.5) 04.08.2021 – 00:58. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.