Pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus, Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.
IKSHPK në thirrjen drejtuar qytetarëve shkruan se tash e 18 muaj, me disiplinë, u dëshmua se Covid-19 mund të mbahet nën kontrollë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Kosovë u dyfishuan rastet me Covid 19, me 221 raste të reja të konfirmuara në 24 orë.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
TË DASHUR QYTETARË!
VAKSINOHUNI! MOS LEJONI RREZIKIMIN E SHËNDETIT TUAJ NGA PAKUJDESIA E DISAVE!
KUDO QË HASNI PERSONA QË NUK JANË VAKSINUAR, I KËSHILLONI TË VAKSINOHEN PËR TË RUAJTUR SHËNDETIN E TYRE DHE TË AFËRMVE TË TYRE!
JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!
VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!
JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!
VAKSINOHUNI!
MOS E NËNVLERËSONI VIRUSIN! MASKAT! DISTANCA! HIGJIENA! MOSVAKSINIMI PËRKEQËSON SITUATËN EPIDEMIOLOGJIKE, RRITË RASTET E SËMUNDJES, RRITË RASTET E VDEKJES, MBINGARKON INSTITUCIONET SHËNDETËSORE!
MOS LEJONI QË NGA PAKUJDESIA E DISAVE, TË PËSOJNË TË TJERËT!
NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRERË, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
NE JU TREGUAM QE 18 MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLL COVID-19 SË BASHKU!
VAKSINOHUNI!
MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!
ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TË VAKSINOHET DHE T’I PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!
ANDAJ JU LUTEMI: PËR HIRË TË SHËNDETIT TUAJ- VAKSINOHUNI!