Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka apeluar tek qytetarët të vaksinohen pasi që vaksina ka mjaftueshëm dhe janë të sigurta.
Vitia ka thënë se varianti Delta nuk është duke i kursyer as fëmijët, shkruan Gazeta Sinjali.
“S’ka alternativë tjetër përveç vaksinimit me paraqitjen e variantit delta, më është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para virusit Delta. Janë 290 ekipe të vaksinimit në tërë Kosovën ky proces do të vazhdojë me rritjen e numrit të ekipeve, si në Prishtinë”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shtuar se nga e hëna do të bëhet rishikimi i masave të reja.
“Nga e hëna jemi në takime për rishikimin e masave të reja që do të jenë konform insetivizimit të qytetarëve për vaksinim. Vaksina ka mjaftueshëm, janë të sigurta dhe nuk ka arsye për mosvaksinim. Janë shumë fëmijë të infektuar në valën e fundit. Ky është një alarm që të jemi të ndërgjegjshëm”./GazetaSinjali/