Paralajmërimi për shtrëngimin e masave kundër koronavirusit, nuk ka ndërruar bindjen e qytetarëve që të refuzojnë marrjen e vaksinave anti-Covid.
Sipas tyre, edhe pse nga java e ardhshme kërkohet dëshmia se klientët janë të vaksinuar për të frekuentuar lokalet, ata zgjedhin të mos shkojnë në lokale.
“Unë nuk vaksinoha, nuk munde me më detyru kërkush. Jom i shnetshëm edhe populli është i shnetshëm. Nuk ka nevojë me u vaksinu”, thotë një nga ta.
Nga java e ardhshme, qytetarët që duan të marrin pjesë në dasma, të shkojnë në lokale nate e qendra tregtare, do të duhet që të kenë një dëshmi se janë të vaksinuar së paku me një dozë të vaksinës anti-COVID, në mënyrë që t’iu lejohet hyrja.