Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka ironizuar me kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.
Selimi përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Vitinë punëtor sezonal të qendrës.
Ai shtoi se Vitia e ndërron “baushtellën” sapo të përkeqësohet situata.
“Urime kandidatit te VV për Prishtinë. Puntor sezonal i qendrës. Sapo që të përkeqësohet situata e ndrron “baushtellën”, ka shkruar Selimi.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e ka zyrtarizuar Arben Vitinë si kandidat për kryetar të Kryeqytetit.
Ministri aktual i Shëndetësisë do të garojë për të parin e kryeqytetit me partinë e kryeministrit Albin Kurti.