“Prishtina Weather” ka njoftuar se fillimi i javës së re do të jetë shumë e nxehtë.
“Nga e mërkura rënie e temperaturave, me mundësi për shi”, ka njoftuar “Prishtina Weather”.
Njoftimi i plotë i “Prishtina Weather”:
15.08.2021 – Fillimisht java fillon me mot shumë të nxehtë, të hënën kryesisht me diell, e ditën e martë do ketë edhe vransira, me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima. Rrebeshe shiu priten edhe ditën e mërkurë, megjithëse me gjasa më të mëdha nga viset malore. E pritet edhe rënie e temperaturave.
Nga e enjta më shumë kthjellime dhe jo aq nxehtë.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, e herë herë edhe të grimcave të materies mund të kaloj edhe në vlera mesatare, e vende-vende shkurtimisht në të dobëta.
Indeksin i rrezeve UV në këto ditë me mot pak më të ndryshueshëm, do jetë në vlera shumë të larta dhe të larta, prandaj rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.
16.08 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite rreth viseve malore, mundësi për riga lokale shiu.
17.08 – Mbetet shumë nxehtë. Me diell e vransira, e pasdite vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
18.08 – Më freskët. Paradite me kthjellime. Ditën vransirat shtohen, e vende-vende me mundësi për rrebeshe me bubullima.
19.08 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën jo aq nxehtë dhe kryesisht me diell.
20.08 – Më nxehtë, e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 18C, e maksimalet zbresin nga 35C në fillim të javës, deri në 27C e 28C nga mesi i javës.
Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, e nga mbrëmja e së martës nga veriu e verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies.