Është zbuluar variant i ri i koronavirusit i ashtuquajtur “Lambda” në Japoni.
Sipas lajmeve të agjencisë Kyodo, bazuar në burimet qeveritare, një grua në të 30-tat kishte udhëtuar nga Peruja për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Epidemike (NIID) përcaktoi se gruaja doli pozitiv në variantin “Lambda” pas hetimit të gjurmës së rastit.
Organizata Botërore e Shëndetit kishte njoftuar rreth ekzistimit të këtij varianti në qershor.
/Indeksonline/