Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka vendosur gurthemelin e ndërtimit të universiteti paralel në Mitrovicën e Veriut që do të kushtojë mbi 6 milionë euro, investim i shtetit të Serbisë. Petkoviq vuri gurthememelin sot i shoqëruar nga kreu i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.
Ndërtesa e re do të jetë 10 mijë e 575 metra katror që përfshinë fakultetin e Shkenca Natyrore dhe Matematikës, Fakultetin Juridit, Ekonomik dhe rektoratin. Gjithsej katër kate.
Petkoviq tha se këtë universitet e kanë pritur për 22 vjet dhe tash po ndërtohet falë përkrahjes së presidentit Aleksander Vuçiq.
“Sot është një ditë e bukur, dita që e kemi pritur për 22 vjet, sot hodhëm gurin e themelit për ndërtimin e godinës së re të Universitetit, ku do të vendosen Rektorati dhe tre fakultete. Kjo pret 10.000 studentët tanë, këtu në Mitrovicë, mbi 760 profesorë dhe mësues, që i presin tërë Mitrovica. Këto nuk janë ditë të zakonshme dhe, sot kur e vendosëm këtë gur themeli, ne nuk vendosëm një gur themeli të zakonshëm. Ky është themeli i harmonisë serbe dhe unitetin e njerëzve tanë në Kosovë, dhe kjo është arsyeja pse sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe si do të jemi. Si Lista Serbe ashtu edhe Universiteti ynë dhe shteti i Serbisë. Vetëm në atë unitet populli ynë ka të ardhme , siç tha Presidenti Aleksandar Vučić dje, tha Petkoviq gjatë inaugurimit.
Ai deklaroi se ky është një investim me vlerë 720 milionë dinarë(6 milionë e 124 mijë e 978 euro), i cili është përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes Zyrës për Kosovën.
“Sot, shteti ka para për të ndërtuar një ndërtesë madhështore që do të jetë krenaria e të gjithëve ne këtu në Mitrovicë, dhe më gjerë. Më 26 shkurt, pas takimit të Presidentit Aleksandar Vuçiq me popullin serb nga Kosova në Kursumli, sot ne po fillojmë realizimin e atij projekti më të rëndësishëm këtu për mbijetesën dhe qëndrimin tonë, sepse ajo ndërtesë e Universitetit është ndërtesa e së ardhmes, ku fëmijët tanë shkojnë në shkollë dhe atje ku kemi mundësi të përparojmë, si njerëz në në këtë ndërtesë, do të ketë klasa madhështore, dollapë, laboratorë, amfiteatër, gjithçka do të digjitalizohet, me një fjalë, do të jetë një nga ndërtesat më moderne, jo vetëm në Mitrovicë. Urime edhe një herë, herën tjetër kur mblidhemi do të përfundojë ndërtesa, në mënyrë që ta hapim atë, “përfundoi Petkoviq.
Në ditën e dytë të vizitës, Petkoviq vazhdon me një turne në Graçanicë.