I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të njërit nga mësimdhënësit e parë të kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, Demir Krasniqit.
Profesori Demir asnjëherë nuk iu nda këngës dhe folklorit deri më sot kur edhe morëm lajmin e hidhur për ikjen e tij në amshim. Opusi i tij krijues mbeti për ne pas tij me rreth 1600 këngë e valle origjinale. Asnjëherë nuk u ndal së mbledhuri këngë të folklorit burimor muzikor, mbi 4 mijë sosh.
Profesor Demiri nuk merrej veç me këngë folklorike. Krahas kësaj, ai ishte edhe mjeshtër i gazetarisë, atëherë kur lexohej shumë kopja fizike, gazeta. Profesori do të mbahet mend përjetësisht për urtësinë, artikulimin e asaj që fliste, dashurinë përmes këngës për Atdheun, dhe zemërgjerësinë.
Ngushëllime familjes Krasniqi, kolegëve artistë e gazetarë, dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin profesorin Demir!
NG