16 VITE NË LËVIZJE
Sot, përmes një aksioni simbolik shënuam grafite për 16 vjetorin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.
Ideja që na ka shtyrë e na mban nuk është krijuar nga organizata, por nga përpjekja historike e popullit shqiptar për vetëvendosje. Me këtë besim dhe ide, 16 vite më parë kemi nisur për të mos u ndalur një organizim politik për çlirimin e mundësive dhe aftësive të popullit tonë.
Me shumë guxim dhe nëpër një mori protestash, tubimesh, parullash e aksionesh, duke qëndruar gjithnjë në mesin e qytetarëve dhe me ta, kemi arritur që identifikimin tonë me popullin ta zhvillojmë edhe në identifikimin e popullit me ne.
Bashkë në organizim, bashkë në veprim!