Në fillim të javës mot i nxehtë. Nga e mërkura shi e bubullima dhe rënie e temperaturës.
22.08.2021 – Në ditët e para të javës, mbetet ende mot i qëndrueshëm dhe i nxehtë. Ditën e martë orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe afatshkurta shiu, e nga dita e mërkurë parashihet përkeqësim i motit, ku priten reshje shiu e bubullima, derisa edhe në aspektin termik temperaturat pësojnë rënie.
Ditën e premte sërish do të ketë rritje të temperaturave dhe intervale më të gjata me diell.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, e nga dita e mërkurë rrezikshmëria ulet në vlera mesatare, shkaku i motit me më shumë vransira. Kur vlerat të jenë të larta, rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.
23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
24.08 – Kryesisht me diell. Pasdite zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore mundësi edhe për rrebeshe afatshkurta shiu.
25.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me rrebeshe e bubullima.
26.08 – Më freskët. Kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu, e pasdite edhe me bubullima.
27.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
Temperaturat do të pësojnë rënie ditëve të ardhshme, me minimale nga 15C deri në 11C, e maksimalet 31C e 32C në fillim të javës, pritet të zbresin deri në 24C ditën e enjte.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 3-11m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.