Një person është arrestuar të dielën rreth orës 23:00 në Pejës, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se të dyshuarit gjatë shqiptimit të një tikete dhe kontrollit të veturës së tij, i është gjetur një shkop bejsbolli, shkruan Reporteri.net.
Në raport thuhet se në shenjë revole ai ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë në shqiptimi të një tikete dhe gjatë kontrollit i është gjetur në automjet një shkop bejsboll, në shenjë revolte i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor.”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.