Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e njeriut!
Vdekja e dhunshme e një vajze të re, nga dora vrastare e një krimineli, natyrisht është prekëse dhe si e tillë ka tronditë mbarë qytetarët e Kosovës.
Janë institucionet kompetente që duhet të merren me rastin dhe të japin dënimin meritor kriminelit.
Protesta i takon qytetarëve të lirë të indinjuar me rastet e dhunës gjithnjë e më të shpeshta, sidomos ndaj grave, por jo në te të marrin pjesë pushtetarët për ta kamufluar dështimin e tyre.
Këta të fundit janë të thirrur të veprojnë, të bëjnë punën e tyre në institucione për të cilën e kanë marrë besimin.
Ndërkaq në anën tjetër, virusi Covid po bënë kërdinë gjithandej, e institucionet shtetërore sillen sikur në një gjendje normale, pa e prishë “tymin…”!
Në këtë situatë, kur është në pyetje jeta jonë, askujt nuk i konvenon dështimi i qeverisë, ndonëse provat po tregojnë qartazi për këtë.
Njerëz!
Rrini gati vet jetës suaj, mobilizohuni në maksimum.
Vaksinohuni, mos i shpërfillni masat mbrojtëse kundër Covid-it!
Shëndet!
Keqardhje për të gjitha viktimat ?!
Shefik Surdulli /këshilltar komunal, PDK Gjilan